Statuti

“Statuti i Partisë është akti themeltar që përcakton rregullat dhe parimet bazë që drejtojnë funksionimin e saj. Ai shërben si udhëzues për strukturën organizative, të drejtat dhe detyrat e anëtarëve, si dhe procedurat e marrjes së vendimeve dhe zgjedhjes së drejtuesve. Statuti pasqyron angazhimin e partisë për demokraci, transparencë, dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve, duke siguruar një platformë për zhvillimin e politikave dhe realizimin e objektivave që përputhen me interesat e shoqërisë. Ky dokument është themeli i çdo veprimi dhe iniciative që partia ndërmerr, duke garantuar respektimin e vlerave dhe misionit të saj.”

1. Emri i partisë është Aleanca Kombëtare Shqiptare
2. Inicialet e saj janë AKSH

1. Aleanca Kombëtare Shqiptare është krijuar, organizuar e funksionon mbi bazën e disa
parimeve kryesore që kanë si qellim:
a. Mbrojtjen e interesave te kombit shqiptar, rritjes së vetëdijes kombëtare dhe vendos
theksin në aspiratën e kombit shqiptar, për identitetin dhe bashkimin kombëtar.
b. AKSh ka si qellim të mbështesi interesat e kombit shqiptar në trojet jashtë vendit dhe në
diasporë.
c. AKSh ka si synim të realizojë demokracinë dhe meritën brenda partisë dhe ne
institucionet politike shtetrore.
d. AKSh mbështet dhe promovon Liritë dhe të Drejtat e Njeriut te çdo qytetari shqiptar
brenda dhe jashtë vendit.
e. AKSh synon te zgjeroj më tepër sovranitetin e popullit nëpërmjet zgjedhje dhe me
referendum.
f. AKSh mbështet ekonominë e lirë të tregut pa monopole
g. AKSh mbështetet në veprimtarinë e saj tek parimi i mirëqenies për të gjithë qytetarët
shqiptar.

AKSh është krijuar, organizuar e funksionon mbi bazën e disa parimeve kryesore që janë:
a. Vullnetarizmi për t’u anëtarësuar në AKSh, për të pranuar programin dhe statutin e saj, si dhe
të gjitha detyrimet që burojnë prej tyre;

b. Garantimi dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes të çdo anëtari, për çdo problem që ka të bëjë me
organizimin, funksionimin dhe gjithë veprimtarinë politike dhe organizative të AKSh-së.
c. Demokracia e brendshme e partisë, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në të gjitha
forumet e AKSh-së.
d. Kolegjialiteti dhe transparenca në vendimmarrje dhe në drejtimin e çdo forumi të AKSH-së;
e. Votim i fshehtë dhe me kandidatura alternative, mbi bazën e parimit një anëtar–një votë.

1. Selia qendrore e AKSh-së është në Tiranë.
2. Partia do të ketë zyra qendrore, lokale, si edhe zyra në diasporë, në përputhje me ligjet e
vendit dhe ato ndërkombëtare.

1. Emblema e Partisë Aleanca Kombëtare Shqiptare, është e përbërë nga dy duar që mbajnë
një diell, duke përfshirë edhe inicialet e partisë AKSh.

1. Vula është e rrumbullakët dhe ka dy duar qe mbjanë një diell dhe emrin Aleanca Kombëtare
Shqiptare.

1- AKSh vepron mbi baza demokratike dhe meritokratike

1. Dokumentat bazë mbi të cilat bazohet në organizimin dhe funksionimin e saj AKSh-ja janë
Programi dhe Statuti i saj.
2. Programi dhe Statuti janë dokumente të hapura për ndryshime dhe përmirësime.

1. Anëtar i AKSh-së mund të jetë çdo shtetas shqiptar, pa dallim race, kombësie, feje, gjinie,
gjendje ekonomike dhe përkatësie shoqërore, i cili:
a. ka mbushur moshën 16 vjeç;
b. nuk është anëtar i ndonjë force tjetër politike;
c. pranon me vullnet të lirë statutin dhe programin e AKSh-së dhe kontribuon në zbatimin dhe
realizimin e tyre.
2. Anëtarësimi në AKSh bëhet individualisht, mbi bazën e vullnetit të lirë të çdo shtetasi shqiptar
që shpreh me shkrim kërkesën e tij për anëtarësim në Organizatën e AKSh-së, pranë Qendrës
së Votimit në territorin e së cilës ai ka vendbanimin e qëndrueshëm dhe ushtron të drejtën e
zgjedhjes.
3. Vendimin për pranimin në AKSH të kërkuesit, e merr Kryesia e AKSh-së pranë Njësisë
Administrative përkatëse, pasi ka shqyrtuar më parë kërkesën dhe rekomandimin e Organizatës
së AKSh-së, pranë Qendrës së Votimit.
4. Kërkesa për anëtarësim mund t’i drejtohet edhe Organizatës së AKSh-së në një Qendër
Votimi të ndryshme nga ajo ku kërkuesi ka vendbanimin e qendrueshëm dhe ushtron të drejtën
e zgjedhjes, në rastet kur kërkuesi banon përkohësisht aty dhe jep kontribut. Kjo kërkesë,
shqyrtohet nga Kryesia e AKSh-së, në Njësinë Administrative që përfshin Organizatën e
Qëndrës së Votimit-së ku drejtohet kërkesa dhe nëse AKSh plotëson kushtet e dhe pranohet,
anëtarësimi i njoftohet Organizatës së Qendrës së Votimit ku kërkuesi ka vendbanimin e
qendrueshëm dhe ushtron të drejtën e zgjedhjes.

5. Shtetasi shqiptar që jeton jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që ka dëshirë dhe
plotëson kushtet për t’u anëtarësuar në AKSh, duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim pranë
Kryesisë së AKSh-së në vendin ku jeton. Në rastet kur AKSh nuk ka struktura në shtetin ku
jeton shtetasi shqiptar, i drejtohet me një kërkesë me shkrim Kryesisë së AKSh-së në Bashkinë,
ku ka gjendjen civile në Shqipëri.
6. Anëtarëve të AKSh-së, që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, u garantohet
përfaqësimi në Kuvendin Kombëtare të AKSh-së. Mënyra e përfaqësimit në Kuvendin
Kombëtare dhe e zhvillimit të jetës politike përcaktohet me vendim të Këshillit Drejtues
Kombëtar.
7. Anëtari i AKSh-së, i cili për arsye personale është i detyruar të largohet nga territori i
Republikës së Shqipërisë, mund të ruajë anëtarësinë duke njoftuar me shkrim Organizatën e
AKSh-së pranë Qendrës përkatëse të votimit për adresën e tij të re, si dhe të shprehë
angazhimin për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga ky statut.
8. Anëtari i AKSh-së ka për detyrë:
a. të bëjë pjesë në një organizatë të AKSh-së;
b. të pranojë programin dhe statutin e saj;
c. të paguajë rregullisht kuotizacionin e anëtarësisë;
d. të marrë pjesë në zgjedhjet në AKSh, duke votuar për kandidatin që dëshiron, si dhe në
zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore e në zgjedhjet e përgjithshme, duke votuar për
kandidatët e AKSh-së, apo për kandidatët që ajo mbështet;
e. Të mos kandidojë si i pavarur apo nën siglën e një force tjetër politike, në zgjedhjet për
organet e qeverisjes vendore, në zgjedhjet e përgjithshme apo për pozicione publike, ku një nga
kriteret e përzgjedhjes së kandidaturave është ai i përfaqësimit politik;
f. të regjistrohet për të votuar vetëm pranë Organizatës së AKSh-së pranë Qendrës së Votimit
në territorin e të cilës ka vendbanimin e tij të qëndrueshëm;
g. të respektojë statusin e partisë dhe të kontribuojë në forcimin e kohezionit të saj;
h. të pranojë vendimet e shumicës e të respektojë mendimin ndryshe;
i. të punojë për rritjen e ndikimit të AKSh-së në komunitetin përkatës;

j. të përpiqet të shtojë rradhët e AKSh-së;
k. të mos përfshihet në veprimtari apo sjellje të cilat janë kompromentuese për AKSh-në dhe që
cënojnë imazhin e saj.
9. Anëtari i AKSh-së ka të drejtë:
a. të zgjedhë dhe të zgjidhet në forumet drejtuese të AKSh-së;
b. të marrë pjesë dhe të japë kontributin e tij në hartimin dhe zbatimin e qëndrimeve dhe
politikave të AKSH-së, programit dhe statutit të saj;
c. të informohet për aktivitetin e strukturave të AKSh-së dhe të shprehë qëndrimin e tij për to;
d. të propozojë dhe të propozohet si kandidat i AKSh-së për zgjedhjet në organet e qeverisjes
vendore apo për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe në të gjithë organizmat ku kërkohet
përfaqësim i AKSh-së;
e. të jetë i barabartë me të gjithë anëtarët e tjerë të AKSH-së, pavarësisht nga funksionet që
mbulon në AKSh apo gjetkë, e pavarësisht nga gjendja ekonomike, përkatësia shoqërore apo
niveli arsimor;
f. të largohet nga AKSh-ja, kur të dëshirojë, duke bërë një njoftim me shkrim në Organizatën e
AKSh-së pranë Qendrës së Votimit ku bën pjesë, pa qenë i detyruar të japë shpjegime;

1. Çdo anëtar i AKSh-së, që shkel në mënyrë të përsëritur detyrimet e parashikuara, i
nënshtrohet në mënyrë të përshkallëzuar marrjes së masave disiplinore.
2. Masat disiplinore janë:
a. këshillimi;
b. pezullimi i anëtarësisë;
c. çregjistrimi.
3. Procedurën për dhënien e masës disiplinore anëtarit të AKSh-së, e fillon forumi i cili ka
konstatuar shkeljen.
4. Kërkesa për dhënien e masës disiplinore në rastin e anëtarit të AKSh-së dhe të Kryetarit të

Organizatës së AKSh-së pranë Qendrës së Votimit, i drejtohet Kryesisë së AKSh-së së Njësisë
Administrative. Kërkesa për dhënien e masës disiplinore për delegatët e Kuvendit Kombëtare, i
drejtohet Këshillit Drejtues Kombëtar, ndërsa përsa i përket rastit të funksionarit të AKSh-së, të
zgjedhur apo të emëruar nga forumet e AKSh-së, kërkesa i drejtohet forumit, i cili e ka zgjedhur.
5. Kërkesa duhet të përmbajë një përshkrim të hollësishëm mbi shkeljen e konstatuar, si dhe
masën disiplinore të propozuar.
6. Marrja e vendimeve dhe ankimimi i tyre bëhet në përputhje me parashikimet e këtij Statuti
dhe të vendimeve të Kuvendit Kombëtare.
7. Rregullat e hollësishme për dhënien e masave disiplinore përcaktohen nga Kuvendi
Kombëtare.

Në nivel qendror AKSh-ja ka këtë organizim:
– Kuvendi Kombëtar i AKSh
– Keshilli Drejtues Kombëtar i AKSh
– Kryesia e AKSh
– Kryetari i AKSh
– Zëvendes-kryetari dhe dy nënkryetar
– Sekretari i Përgjithshëm i AKSh
– Departamentet e AKSh

1. Kuvendi Kombëtare është forumi më i lartë vendimarrës i AKSh-së.
2. Kuvendi Kombëtare thirret të paktën një herë në 4 vjet me vendim të Këshillit Drejtues

Kombëtar, ose me kërkesë të 1/3 së anëtarëve të Kuvendit Kombëtare, dhe me kërkesën e
kreut të partisë. Ai nuk mund të thirret gjashtë muaj para dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme
dhe atyre lokale.
3. Mbledhja e Kuvendit Kombëtare, vendi i mbajtjes, kohëzgjatja dhe rendi i ditës, njoftohen të
paktën një muaj përpara mbajtjes së tij.
4. Kuvendi Kombëtare drejtohet nga Kryesia, e cila zgjidhet nga anëtarët e Kuvendit
Kombëtare, mbi bazën e propozimit të Kryesisë së AKSh-së.
5. Kuvendi Kombëtare zhvillon punimet në bazë të rregullores së tij, e cila hartohet nga Kryesia
e AKSh-së dhe miratohet nga Kuvendi Kombëtare.

1- Pjesmarrësit nga degët të zgjedhur me parimin një antar një votë
2- Antar ex officio janë;
– Kryetari dhe Kryesia e partisë
– Antarët e Këshillit Kombëtar
– Përfaqsuesit e zgjedhur lokal si kryetar bashkie, kryetar e nënkryetar qarku, sekretar
qarku, antarët e keshillave bashkiake, prefekti.
– Ministra, zv ministra
– Deputetët

1. Miraton Programin dhe Statutin ose ndryshimet në to;
2. Cakton numrin e anëtarëve të Këshillit Drejtues Kombëtar;
3. Zgjedh anëtarët e Keshillit Drejtues Kombëtar;
4. Ka të drejtën e ndryshimit të emrit, simbolit dhe vulës së partisë;

5. Ka të drejtën e ngritjes së strukturave drejtuese të përkohshme dhe delegimit të
kompetencave atyre;
6. Voton me “po” ose “jo” në mënyrë të fshehtë Kryetarin e AKSh-së, kur gjatë afatit për
paraqitjen e kandidaturave, për zgjedhjen e Kryetarit të AKSh-së, paraqitet vetëm një
kandidaturë.

1. Drejtimi politik dhe organizativ i AKSh-së, në nivel kombëtar midis Kuvendeve Kombëtare,
realizohet nëpërmjet Këshillit Drejtues Kombëtar.
2. Anëtarët e Këshillit Drejtues Kombëtar zgjidhen nga Kuvendi Kombëtare për një periudhë
katër vjeçare, nëpërmjet një procedure konkurimi me kandidatura alternative dhe me votim të
fshehtë. Numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues Kombëtar caktohet me vendim të Kuvendit
Kombëtare.
3. Anëtarë të KDK-së pa votim janë Kryetari i AKSh-së dhe Kryesia, deputetët e AKSh-së në
Kuvendin e Shqipërisë, ministrat e AKSh, kryetarët e Bashkive të AKSh si dhe Kryetarët e
AKSh-së në nivel bashkie dhe Kryetarët Politik të Qarqeve.
4. Në rast se mandati i anëtarit të KDK-së ndërpritet përpara kohe, zëvendësimi i vendit vakant
bëhet nga KDK-ja, me propozim të Kryesisë së AKSh-së.
5. Kryetari i Këshilli Drejtues Kombëtar bashkëpunon me Kryetarin e Grupit Parlamentar për
qëndrimet e Komisioneve Politike të Përhershme për probleme legjislative si dhe për formulimin
e qëndrimeve të AKSh-së, sipas fushave të ndryshme në Parlament.

1. Këshilli Drejtues Kombëtar e zhvillon veprimtarinë e tij në bazë të rregullores së tij, që
hartohet nga Kryesia dhe miratohet nga Këshilli Drejtues Kombëtar.
2. Mbledhjet e Këshillit Drejtues Kombëtar thirren me vendim të Kryesisë, ose nga Kryetari i

AKSH-së. Vendi i mbajtjes, kohëzgjatja dhe rendi i ditës, njoftohet të paktën 5 ditë përpara
mbajtjes së saj.
3. Mbledhjet e Këshillit Drejtues Kombëtar drejtohen nga Kryetari i tij, i cili zgjidhet nga rradhët e
anëtarëve të Keshillit Drejtues Kombëtar dhe është anëtar i Kryesisë së AKSh-së.
4. Kryetari i KDK-së ndjek veprimtarinë e Komisioneve të përhershme politike që funksionojnë
në AKSh dhe informon periodikisht Kryesinë dhe KDK-në.

1. Zgjedh kryetarin dhe zëvendëskryetarin e KDK, dy nënkryetarët e partisë, sekretarin e
përgjithshëm me propozim të kryetarit të partisë.
2. Mbledh, propozon kandidaturat e AKSh-së, për në organet e qeverisjes vendore, kandidatët
për deputetë të AKSh-së apo në organizatat e tjera, ku kërkohet përfaqësimi i AKSh-së;
3. Krijon komisione të përhershme apo të përkohshme pune me anëtarë apo simpatizantë të
AKSh-së, për të zgjidhur probleme të natyrave të ndryshme;
4. Miraton rregulla mbi mënyrën e përfaqësimit në Kuvendin Kombëtare
5. Zgjedh anëtarët e Këshillit Ankimor Kombëtar dhe miraton rregulloren e funksionimit te tij;
6. Miraton kandidaturat për kryetar të AKSH-së;
7. Miraton rregulla mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të strukturave të AKSh-së në
nivel lokal
8. Miraton procedurat e zhvillimit të zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe forumet e AKSh-së;
9 Në rast mosfunksionimi, thyerjesh të rënda disiplinore, apo rezultatesh të dobëta në zgjedhjet
e përgjithshme ose vendore, vendos riorganizimin pjesor të strukturës lokale të AKSh-së;
10. Miraton kriteret që duhet të plotesojë një antar i AKSh, për t’u zgjedhur në forumet e AKSh-
së.
11. Miraton rregulla mbi aktivitetin financiar dhe ekonomik të AKSh-së;
12. Miraton masën e kuotizacionit;

13. Zgjedh anëtarët e Bordit të Auditimit të Brendshëm dhe miraton rregulloren e funksionimit të
tij;
14. Me kërkesë të Kryesisë së AKSh-së diskuton dhe miraton programe reformash në fusha të
caktuara;

1. Kryesia e AKSh-së përbëhet nga një numër tek prej 19 antarësh, duke përfshirë Kryetarin e
partisë, Zëvendëskryetarin dhe dy Nënkryetarët, Kryetarin e Këshillit Drejtues Kombëtar,
Sekretarin e Përgjithshëm, Kryetarin e Lëvizjes Rinore të AKSh-së, Kryetaren e Lëvizjes së
Gruas të AKSh-së dhe Drejtorët e Departamenteve të AKSh.
2. Kryesia e AKSh-së mblidhet jo më pak së një herë në tridhjetë ditë.
3. Mbledhjet e Kryesisë thirren nga Kryetari ose nga 1/3 e anëtarëve të saj. Kryesia e AKSh-së
e zhvillon aktivitetin e saj mbi bazën e rregullores përkatëse, e cila miratohet nga Këshilli
Drejtues Kombëtar.

1. Organizon punën dhe veprimtarinë e përgjithshme të AKSh-së;
2. Përpunon e miraton qëndrimet politike të AKSh-së;
3. Përfaqëson AKSh-në në marrëdhënie me organizatat partnere, partitë e tjera, organizatat
politike të shoqërisë civile, të çdo gupimi tjetër shoqëror, në përputhje me parimet dhe normat e
Statutit dhe të Programit të AKSh-së;
4. Miraton buxhetin vjetor të AKSh-së;
5. Kontrollon dhe mbikëqyrë veprimtarinë ekonomike dhe financiare të AKSh-së;
6. Nxjerr rregullore e udhëzime në përputhje me kompetencat që i jepen me këtë statut apo me
vendim të Kuvendit Kombëtare ose të Keshillit Drejtues Kombëtar;
7. Miraton numrin e anëtarëve të KDK

8. Miraton listën e kandidatëve për kryetarë të AKSh-së të bashkive, mbi bazën e propozimeve
të strukturave lokale.
9. Zgjedh me shumicë votash Drejtorët e Departamenteve.
10. Miraton strukturën administrative të AKSh-së;
l1. Miraton rregulloret dhe udhezimet mbi mënyrën dhe praktikën e organizimit, funksionimit dhe
dokumentimit të veprimtarive të AKSh-së
12. Zgjedh me shumice votash zevendes-kryetarin e partisë.

1.Kryetari është drejtuesi kryesor politik i AKSh-së.
2. Kryetari zgjidhet një herë në 4 vjet nëpërmjet votimit nga anëtarësia sipas parimit një
anëtar–një votë dhe me kandidaturë alternative. Fituesi dhe kryetari i AKSh-së shpallet
kandidati që ka marrë më shumë vota. Nëse pas përfundimit të afatit të ankimeve për
konkurrimin për Kryetar të AKSh-së, rezulton i regjistruar vetëm një kandidat, zgjedhja e
Kryetarit të AKSh-së bëhet nga anëtarët e Kuvendit Kombëtare, me votim të fshehtë me po ose
jo. Votimi bëhët me një raund, me pjesmëmarrjen në votim të mbi pesëdhjetë përqindë të
anëtarëve të Kuvendit Kombëtare të AKSh-së.
3. Kandidatëve për Kryetar të AKSH-së u krijohen kushte të barabarta infrastrukturore,
financiare dhe qasja në shtypin apo në publikimet e AKSh-së.
4. Procedura e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetar, mënyra e paraqitjes së programeve
nga kandidatët, mënyra e zhvillimit të fushatës elektorale për zgjedhjen e kryetarit të AKSh-së,
miratohet me vendim të Keshillit Drejtues Kombëtar.

1. Drejton dhe koordinon veprimtarinë politike dhe organizative të AKSh-së

2. Thërret dhe thërret dhe drejton mbledhjen e Kryesisë, KDK-së, të Kuvendit Kombëtare si dhe
të Drejtorëve të Departamenteve.

3. Kryetari i AKSh-së, deri ne krijimin e plotë të strukturës dhe organeve të përcaktuara në
statut, ka tagër të plotë në ushtrimin e kompetencave për mbarëvajtjen e procesit dhe
veprimtarisë së partisë.

4. Drejton dhe koordinon punën e Kryesisë;

5. I propozon KDK-së kandidatët, për dy nënkryetarët dhe për Sekretar të Përgjithshëm.

6. I propozon Kryesisë se partisë, kandidatët për zëvendëskryetar

7. I propozon KDK-së kandidatët për në Këshillin Ankimor Kombëtar

8. Emëron nëpunësit e AKSh-së;

9. Emron me CV kryefinancierin e partisë.

10- Miraton dhe shpallë listën përfundimtar të kandidatëve për deputet dhe te kryetarëve të
komunave dhe bashkive.

1. Zëvendëskryetari në mungesë dhe me porosi, zëvendëson Kryetarin. Me vendim të Kryetarit
apo të forumeve përkatëse të AKSH-së, Zëvendëskryetarit i caktohen edhe detyra të tjera.
Zëvendëskryetari, në mungesë të kryetarit drejton Kryesinë e AKSH-së.

2. Zëvendëskryetari propozohet nga Kryetari i AKSH-së dhe zgjidhet për një periudhë
katërvjeçare nga Kryesia e AKSH-ja, me shumicë votash.

3. Nënkryetarët e AKSH-së zgjidhen nga KDK-ja për një periudhë katërvjeçare, me shumicë
votash. Në vendimin e tij, Keshilli Drejtues Kombëtar përcakton edhe detyrat e kompetencat e
nënkryetarëve.

4. Zëvendëskryetari dhe nënkryetarët ndihmojnë kryetarin në përmbushjen e detyrave të tij dhe
e përfaqësojnë atë brenda dhe jashtë vendit sipas prioriteteve të përcaktuara nga Kryesia.

1.Sekretari i Përgjithshëm i AKSH-së zgjidhet nga Këshilli Drejtues Kombëtar me propozim të
kryetarit të partisë, për një periudhë katërvjeçare.
2. Sekretari i Përgjithshëm drejton dhe koordinon procesin administrativ dhe organizativ të
partisë nga qendra në bazë dhe përgjigjet për zbatimin e Statutit si dhe të vendimeve të KDK-së
dhe Kryesisë.
a. koordinon procesin e hartimit të dokumentave themelore të partisë, statutit, programit dhe
akteve të tjera normative që dalin në nivel qendror;
b. koordinon veprimtarinë administrative dhe organizative në nivel qendror dhe lokal.
c. Siguron komunikimin e brendshëm dhe mbarëvajtjen e punës me organizatat e partisë në
nivel bashkie dhe në qark.
d. përgatit mbledhjen e Kryesisë, të Këshillit Drejtues Kombëtar si dhe të Kuvendit Kombëtare.
e. drejton procesin e zbardhjes së vendimeve tKomië Kryesisë, vendimeve të Këshillit Drejtues
Kombëtar dhe vendimeve të Kuvendit Kombëtare.
Ndjek zbatimin e vendimeve të KDK-së, Kryesisë dhe kërkon mbledhje të KDK-së dhe Kryesisë
kur konstaton se vendimet e tyre nuk zbatohen;
f. mbikqyrë veprimtarinë e strukturave politiko-administrative të AKSH-së;
g. menaxhon të dhënat e partisë në nivel qendror dhe lokal;
gj. koordinon veprimtarinë dhe organizimin e eventeve kombëtare dhe lokale të parties;
h. drejton veprimtarinë e burimeve njerëzore;
i. përpilon projektaktet, rregulloret, normat, metodologjinë e organizimit dhe funksionimit të
brendshëm të Partisë;.

1- Partia është e organizuar ne disa departamente qe përbëhen nga antarë politik dhe
meritokratik, të cilët studjojnë dhe hartojnë, programin dhe politikat e partisë ne fushat e tyre
specifike.
2- Drejtorët e departamenteve propozohen nga kryetari dhe miratohen nga Kryesia mbi bazën e
kritereve meritokratike bazuar në CV. Ata shkarkohen po nga Kryesia.
Departamentet janë;
3.1Departamenti i Politikës së Jashtme
3.2Departamenti i Punëve të Brendshme dhe Sigurisë
3.3 Departamenti i Mbrojtjes
3.4 Departamenti i Ekonomisë, Energjisë, dhe Transportit
3.5 Departamenti i Financës
3.6 Departamenti i Arsimit, Shkencës dhe Sportit
3.7 Departamenti i Kulturës dhe Turizmit
3.8 Departamenti i Bujqësisë dhe Mjedisit
3.9 Departamenti Infrastrukturës dhe zhvillimit Urban
3.10 Departamenti i Shëndetësisë
3.11 Departamenti i Punës dhe Çështjeve Sociale

4. Drejtorët e Departamenteve janë pjesë e Kryesisë së AKSh-së.
5. Kryesia është organi qe nxjerr rregulloren për funksionimin e Departamenteve.
6. Kryetari i partisë therret ne mbledhje të gjithë Drejtorët e Departamenteve, kur ai e shikon të
arsyeshme për mbarvajtjen e punës, por në cdo rast është e detyrushme mbledhja e tyre të
paktën një herë në muaj.

1. Në forumet e AKSH-së vendimet merren vetëm pas debatit dhe ballafaqimit të lirë të ideve
dhe mendimeve.

2. Vendimet në forumet e AKSH-së merren me konsensus dhe në mungesë të konsensusit me
votim të hapur ose të fshehtë.
3. Vendimi i miratuar nga shumica e pjësëmarrësve në votim, është i detyrueshëm për t’u
zbatuar nga të gjithë ata të cilëve u drejtohet ky vendim.
4. Vendimet e forumeve publikohen në organet e shtypit të AKSH-së apo në buletinet e saj
periodike informative.

1. Organizimi vendor i partisë bëhet mbi bazën e qarkut, bashkive, njesive administrative si dhe
qendrave te votimit.
2. Vendimet për ngritjen e njësive organizative te partisë në nivel qarku, i merrë Kryesia e
parties, ndërsa në nën-nivelet e qarkut i marrin strukturat e qarkut.

1. Njësia bazë e organizimit të AKSh-së është seksioni pranë Qendrës së Votimit. Organizata e
AKSh-së pranë Qendrës së Votimit formohet nga të paktën 5 anëtarë të AKSh-së. Në rastet kur
nuk mund të arrihet ky numër, me miratimin e Kryesisë të AKSh-së të Njesisë Administrative,
anëtarët e AKSh-së e zhvillojnë jetën e tyre politike, në një nga Organizatat e AKSh-së pranë
Qendrës së votimit fqinje.
2. Organizata e AKSh-së pranë Qendrës së Votimit i zhvillon mbledhjet e saj të paktën 4 herë
në vit. Mbledhja e Organizatës e AKSH-së pranë Qendrës së Votimit thirret nga kryetari ose nga
1/3 e anëtarëve.
3. Gjatë periudhës së fushatave për zgjedhjet në parti, për organet e qeverisjes vendore apo
zgjedhje të përgjithshme, Organizata e AKSh-së pranë Qendrës së Votimit konsiderohet e
mbledhur në mënyrë permanente.

1. Organizata e AKSh-së pranë Qendrës së Votimit gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj politik:
a. propagandon politikën dhe qëndrimet e AKSh-së, në përputhje me Programin, Statutin dhe
vendimet e forumeve drejtuese të AKSh-së;
b. propozon dhe zgjedh delegatët e saj në Konventën e Bashkisë dhe në Konventën
Kombëtare, si dhe propozon kandidatët e saj për në forumet drejtuese të AKSh-së;
c. punon për shtimin e rradhëve të AKSh-së;
d. organizon dhe administron fushatat për zgjedhjet në AKSh, për zgjedhjet në organet e
qeverisjes vendore apo për zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me
kompetencat që i jepen nga Statuti dhe vendimet e forumeve të AKSh-së;
e. përpiqet të zgjerojë ndikimin e AKSh-së në shtresat e ndryshme të popullsisë në njësinë
territoriale për të cilën ajo përgjigjet;
f. mban lidhje me organizatat politike, të shoqërisë civile, të çdo grupimi tjetër shoqëror apo
individë, në përputhje me parimet dhe normat e Programit dhe të Statutit të AKSh-së;
g. respekton mendimin e çdo shtetasi, anëtar apo jo i AKSh-së.
2. Për mbarëvajtjen e punëve të përditshme, zgjidhet Kryetari i Organizatës së AKSh-së pranë
Qendrës së Votimit. Kryetari zgjidhet për një periudhë katërvjeçare, nëpërmjet një procesi votimi
nga anëtarësia e Organizatës së AKSh-së pranë Qendrës së Votimit, në prani të Kryetarit ose
të njërit prej anëtarëve të Kryesisë së AKSh-së të njësisë administrative.

1. Kryetari i Organizatës së AKSh-së pranë Qendrës së Votimit:
a. organizon veprimtarinë e AKSh-së në territorin administrativ të qendrës së votimit;
b. thërret mbledhjet e Organizatës së AKSh-së pranë Qendrës së Votimit;

c. njofton me shkrim Këshillin Drejtues të Bashkisë për çdo mbledhje apo aktivitet të
Organizatës pranë Qendrës së Votimit;
d. nënshkruan të gjitha vendimet e marra nga Organizata e AKSh-së pranë Qendrës së Votimit;
e. harton e administron listën e anëtarëve të AKSh-së pranë qendrës përkatëse të votimit;
f. drejton fushatat zgjedhore të AKSh-së në nivel qendre votimi, në rastet e zgjedhjeve të
përgjithshme, vendore apo forumet e AKSh-së;
g. mbledh dhe dorëzon në Kryesinë e AKSh-së të Bashkisë kuotat e anëtarësisë për
organizatën që drejton.

1. Drejtimi politik dhe organizativ i AKSh-së në Njësinë Administrative, realizohet nëpërmjet
Kryesisë së AKSh-së, pranë Njësisë Administrative.
2. Kryesia e Njësisë Administrative përbëhet nga Kryetarët e AKSH-së në QV.
3. Kryetari i AKSh-së në Njësinë Administrative zgjidhet në mbledhjen e parë të Kryesisë së
AKSH-së në Njësinë Administrative.
4. Rregullat dhe kriteret për përzgjedhjen, mënyrën e kandidimit, të zhvillimit të zgjedhjeve dhe
të përfaqësimit në strukturat e AKSh-së, miratohen nga Keshilli Drejtues Kombëtar.
5. Kryesia e AKSh së së Njësisë Administrative mblidhet jo më rrallë se një herë në tre muaj
me kërkesë të kryetarit ose 1/3 e anëtarëve.

 

1. Kryesia e Njësisë Administrative gjatë ushtrimit të aktivitetit politik:

a. Organizon dhe koordinon punën e Organizatave të AKSh-së pranë Qendrës së Votimit, në
territorin administrativ të Njësisë Administrative;
b. Administron regjistrin e anëtarësisë së AKSh-së në nivel njësie administrative;
c. Mund të propozojë kandidaturat për deputetë, për organet e qeverisjes vendore apo për çdo
organizatë tjetër, ku kërkohet përfaqësimi politik i AKSh-së në territorin administrativ të saj;
d. Monitoron dhe administron procesin e mbledhjes së kuotizacioneve;
e. Koordinon punën e AKSh-së në të gjitha fushat, politike, ekonomike, shoqërore duke
bashkëpunuar jo vetëm me Organizatat e AKSh-së pranë QV-ve dhe anëtarët e AKSh-së, por
edhe me organizatat partnere të shoqërisë civile, të çdo grupimi tjetër shoqëror, përkrahës të
AKSh-së apo individë në përputhje me parimet dhe normat e Programit dhe të Statutit të AKSh-
së;
f. Miraton pranimet, këshillimet, pezullimet apo çregjistrimet nga AKSh-ja.
g. Organizon dhe administron fushatat elektorale për zgjedhjet në parti, për në organet e
qeverisjes vendore apo për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, në zonën zgjedhore përkatëse,
në përputhje me kompetencat që i jepen nga Statuti dhe vendimet e forumeve të AKSH-së;
h. Raporton në mënyrë periodike në Kryesinë e AKSh-së në Bashki, për aktivitetin e AKSH-së
në territorin administrativ të zonës zgjedhore përkatëse.

1. AKSh në Njësinë Administrative drejtohet nga kryetari, i cili zgjidhet nëpërmjet votimit nga
anëtarët e Kryesisë së AKSh-së së Njësisë Administrative, për një periudhë katër vjeçare.
2. Kryetari i AKSh-së në Njësinë Administrative:
a. drejton veprimtarinë e AKSh-së në territorin administrativ të Njësisë Administrative përkatëse;
b. thërret dhe drejton mbledhjet e Kryesisë së AKSh-së të Njësisë Administrative;
c. nënshkruan të gjithë vendimet e marra nga Kryesia e AKSh-së së Njësisë Administrative;
d. drejton fushatat zgjedhore të AKSh-së në nivel Njësie Administrative, në rastet e zgjedhjeve
të përgjithshme, vendore apo forumet e AKSh-së.

1. Kryesia e AKSH-së në Bashki përbëhet nga kryetarët e AKSh-së, të Njësive Administrative,
që janë anëtarë të saj pa votim dhe anëtarët që propozohen dhe zgjidhen me votim të fshehtë
nga KDB. Numri i anëtarëve të Kryesisë së Bashkisë, miratohet nga Kryesia e AKSh-së.
2. Kryesia e AKSh-së në Bashki mblidhet të paktën një herë në dy muaj. Ajo thirret nga Kryetari
i AKSh-së në Bashki, ose nga një e treta e anëtarëve të Kryesisë së AKSh-së në Bashki.

Kompetencat e AKSh-së të Bashkisë:
1. organizon, koordinon dhe drejton veprimtarinë e përgjithshme të AKSh-së në territorin e
bashkisë përkatëse;
2. organizon, koordinon dhe drejton fushatat elektorale për zgjedhjet në AKSh, për në organet e
qeverisjes vendore, apo për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë në bashkinë përkatëse, në
përputhje me kompetencat që i jepen nga Statuti dhe vendimet e forumeve të AKSH-së;
3. përfaqëson AKSh-në, në marrëdhënie me organizatat partnere, partitë e tjera, organizatat
politike të shoqërisë civile, të çdo gupimi tjetër shoqëror, në përputhje me parimet dhe normat e
Statutit dhe të Programit të AKSh-së, në territorin e bashkisë përkatëse;
4. miraton ndarjen e mjeteve materiale e financiare të AKSh-së në bashkinë përkatëse;
5. krijon dhe administron regjistrin e anëtarësisë dhe të strukturave të AKSh-së në nivel
bashkie;
6. kontrollon mbledhjen e kuotizacioneve dhe përdorimin e fondeve nga strukturat e AKSH-së
në bashkinë përkatëse;
7. raporton në mënyrë periodike në Kryesinë e AKSh-së për aktivitetin e AKSh-së në territorin
administrativ të bashkisë përkatëse.

1. Kryetari i AKSh-së së Bashkisë si rregull zgjidhet nga anëtarësia e bashkisë, me votim për
një periudhë katër vjeçare. Vendimin mbi mënyrën e votimit të Kryetarit të AKSh-së në Bashki, e
merr Kryesia e AKSh-së në Bashki, pas miratimit të kandidaturës apo kandidaturave të
paraqitura.
2. Kryetari i AKSh-së në Bashki:
a. drejton veprimtarinë e AKSh-së në territorin administrativ të bashkisë përkatëse;
b. thërret dhe drejton mbledhjet e Kryesisë së Bashkisë;
c. nënshkruan të gjithë vendimet e marra nga Kryesia e Bashkisë;
d. drejton fushatat zgjedhore të AKSh-së në nivel bashkie, në rastet e zgjedhjeve të
përgjithshme, vendore apo forumet e AKSh-së.

Sekretari Politik i Qarkut caktohet me shumicë votash nga Kryesia e AKSH-së, dhe ai koordinon
dhe monitoron veprimtarinë e strukturave dhe forumeve vendore, si dhe të kandidatëve për
organet e qeverisjes vendore, apo për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, në periudhat
zgjedhore.

1. Këshilli Ankimor Kombëtar përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga KDK-ja, me
propozim të kryetarit të AKSh-së nëpërmjet një procedure konkurrimi me kandidatura alternative
dhe me votim, për një periudhë katërvjeçare. Mandati i Anëtarëve të Këshillit Ankimor mbaron
vetëm me konstituimin e Këshillit Ankimor pasardhës.
2. Anëtarët e Këshillit Ankimor nuk mund të zgjidhen në asnjë forum drejtues të AKSh-së.
3. Këshilli Ankimor Kombëtar shqyrton:

a) mosmarrëveshjet e lindura brenda strukturave të AKSh-së;
b) vendimet që merren nga forumet e AKSh-së;
c) ankimet e paraqitura nga të interesuarit kundër masave disiplinore të dhëna ndaj tyre nga
strukturat përkatëse;
d) çdo ankesë të paraqitur nga përfaqësues të AKSh-së të cilët janë të ngarkuar me detyra të
caktuara në strukturat e AKSh-së.
4. Në Këshillin Ankimor Kombëtar nuk mund të ankimohen vendimet e Kuvendit Kombëtare.
5. Vendimet e Këshillit Ankimor Kombëtar janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.
6. Rregulla të hollësishme për procedurat e ankimimit dhe elementet formale që duhet të
përmbajë ankimimi, llojet e vendimeve, mënyrën e marrjes së vendimeve, kuorumet e
nevojshme për vendimmarrje në Këshillin Ankimor Kombëtar, sanksionohen në rregulloren e
Këshillit Ankimor të cilën e miraton KDK-ja pas miratimit paraprak nga kryetari i partisë.

1. Burimet financiare të Partisë Aleanca Kombëtare Shqiptare janë:
a. të ardhurat nga kuotizacionet;
b. të ardhurat nga fondet publike, duke përfshirë edhe të ardhurat nga Buxheti i Shtetit, në
përputhje me legjislacionin për financimin e partive politike;
c. fondet jopublike, të cilat janë dhurimet financiare, dhurimet në natyrë, shërbimet,
sponsorizimet, kreditë apo garancitë e ndryshme nga anëtarët, përkrahësit dhe organizatat
partnere të Partisë Aleanca Kombëtare Shqiptare si dhe çdo transaksion tjetër financiar.
2. Veprimtaria financiare dhe ekonomike e AKSH-së drejtohet nga Kryefinancieri i AKSH-së.
3. Kryefinancieri i Partisë Aleanca Kombëtare Shqiptare zgjidhet nga kryetari i partisë nëpërmjet
konkurrimit me kandidatura alternative me CV. Mandati i tij zgjat 4 vite, me të drejtë rizgjedhjeje.
4. Me shumicë votash, KDK cakton rregullat dhe ngre Trupën e Auditit të Brendshëm.

1. Lëvizja Rinore e Aleancës Kombëtare Shqiptare dhe Lëvizja e Gruas së Aleancës Kombëtare
Shqiptare janë organizata partnere të AKSh-së.
2. Anëtarët e Lëvizjes Rinore të AKSh-së dhe Lëvizjes së Gruas së AKSh së, janë automatikisht
anëtarë të AKSh-së nëse plotësojnë kriteret e vendosura nga ky statut.
3. Lëvizja e Gruas së AKSh-së përfaqësohet me lista të veçanta kandidimi për në forumet e
AKSH-së në të gjitha nivelet, duke respektuar parimin e barazisë gjinore. Ky parim është i
detyruar të respektohet edhe në përbërjen e të gjitha forumeve të AKSH-së.
4. Lëvizja Rinore e AKSh-së përfaqësohet me lista të veçanta kandidimi për në forumet e AKSh-
së në të gjitha nivelet jo më pak se 30%. Në çdo rast përfaqësimi i Lëvizjes Rinore e AKSh-së
do të jetë një përfaqësim i barabartë gjinor.
5. Përfshirja në forumet e AKSh-së me kuota të caktuara, nuk pengon kandidimin dhe zgjedhjen
e përfaqësuesve të këtyre dy organizatave, të rinjve e të rejave apo grave, në forumet e AKSh-
së jashtë këtyre kuotave.
6 Në buxhetin e Partisë Aleanca Kombëtare Shqiptare, parashikohen zëra më vete për Lëvizjen
e Gruas të AKSh-së dhe për Lëvizjen Rinore të AKSh-së.

1. AKSh-ja bashkëpunon me sindikatat si dhe me organizatat politike e shoqërore që veprojnë
në përputhje me legjislacionin shqiptar.
2. AKSh-ja bashkëpunon me të gjitha ato organizata politike e shoqërore që synojnë një shoqëri
demokratike e drejtësi shoqërore, duke u bazuar te debati konstruktiv dhe respektimi i
pikëpamjeve.
3. AKSh bashkëpunon me organizatat shoqërore, të angazhuara në mbrojtjen e lirive dhe të
drejtave themelore të njeriut.
Ajo mbështet në mënyrë të veçantë organizatat shoqërore, përfaqësuese të pakicave

kombëtare, duke ju garantuar integrimin e gjithëanshëm si dhe promovimin e mbrojtjen e
identitetit të tyre etnik, kulturor, gjuhësor e fetar.
4. AKSh-ja, duke respektuar pavarësinë dhe parimin e mosndërhyrjes, bashkëpunon më të
gjitha partitë politike dhe organizatat politike apo të shoqërisë civile të shqiptarëve kudo që janë,
në interes të mbrojtjes dhe të përmirësimit të të drejtave të shqiptarëve dhe zgjidhjes së
çështjes kombëtare.
5. AKSh-ja bashkëpunon me të gjitha organizatat politike në botë që synojnë një shoqëri
demokratike.

1. AKSh do të ketë një grup këshillimor ekspertësh të fushave të ndryshme, të cilët do të
kontribojnë në formulimin e programit të partisë.

1. Kandidaturat elektorale të AKSH-së për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë dhe/ose
pushtetin vendor evidentohen nëpërmjet.
2. vetëpropozimit;
3. propozimit nga antarësia;
4. propozimit nga organet qendrore të AKSH-së.
5. Lista përfundimtare e kandidaturave elektorale të AKSH-së miratohet me vendim të Kryetarit
të AKSH-së.

1.Derisa të zhvillohen ngrihen dhe organizohen strukturat e partisë në përputhje me këtë status,
ato do te emerohen.
2. Organet e emëruara do te keni fuqi dhe kompetenca derisa te zgjidhen organet e tjera në
përputhje me dispozitat e ketij statusi.

Ky status hynë në fuqi menjeherë