Reforma Politike

  1. Vendosjen e një sistemi demokratik dhe meritokratik, ku pushteti t’i kaloj popullit, si sovrani absolut i shtetit dhe pushtetit. Kjo do të mundësohej me reformën zgjedhore, ku sistemi elektoral do të mundësonte zgjedhjen e deputeteve nga populli dhe zbatimin e referendumeve. Derisa sovrani është populli, ai duhet të zgjedhi direkt deputetët dhe jo partitë politike. Partitë duhet te ofrojnë burime njerzore meritokratike nga lart, populli duhet t’i zgjedhi me votën e tij.
  2. Respektimin e Lirive dhe te Drejtave te Njeriut, në lidhje me procesin e rregullt ligjor, pronën, lirinë e mendimit etj.
  3. Vendosjen e meritës në administrimin e shtetit, që do të thotë administrator politik të kualifikuar që do të punojnë nën programet dhe orientimin e politikave te përpunuara nga ekspert dhe profesorë të universiteteve.