Infrastruktura dhe Ndërtimi
- Përfundimin e akseve rrugore të rëndësishme, me tendera ndërkombetare, ku do te fokusohemi në dhënine e koncesioneve sipas standardit te tregut ndërkombetar dhe ku do të konkurojnë firmat ndërkombetare, me qellim që te jepet cmimi me i ultë, për shërbimin më të mirë dhe te shmanget korrupsioni. Do te lirohet buxheti i shtetit nga ngarkesa e infrastruktrës, pasi do te thirren kompani ndërkombëtar që do të konkurojnë dhe do te ofrojnë investimin, pa rënduar direkt xhepat e qytetarëve dhe buxhetin publik.
- Rritjen e tranzitit duke mirëmenaxhuar portet dhe rrugët strategjike midis perëndimit dhe lindjes.
- Planifikimi urban, ku do të hapen lagje për banim, jo vetëm për ndërtuesit, por edhe për qytetarët, me një planimetri të rregullt. Pra ndërtimi, nuk do të jetë më një monopol i pak kompanive që abuzojnë edhe me cmimet në treg, por do te jetë i lirë.
- Pronat qe janë mbi dy shtëpi do të tatohen, ndërsa deri në 2 shtëpi do të kenë ngrarkesë fiskale normale. Kjo do të bëj të mundur nxjerrjen në treg të pronës dhe qarkullimin e saj, uljen e çmimeve etj.
- Ndërtimi i fshatrave turistik në pronat publike, do te jetë me kontrata te mirë organizuara, kur shteti do te mbaj pronësinë mbi tokën dhe do të ketë 51% të aksioneve.