Ekonomia
- Një ekonomi tregu e lirë pa monopole, ku çmimet i vendos kërkesa dhe oferta në treg dhe jo monopolet. Një ekonomi proteksioniste për biznesin vendas dhe bujqësinë sipas standardit perëndimor. Subvencionim te bujqësisë, jo vetëm për naftën, por edhe për edhe për shitjen e prodhimit.
- Mbrojta e konsumatorit, duke kontrolluar ushqimin dhe produktet për cilesinë, nëpërmjet çertifikimin të tyre ndërkombëtar. Publikimi i origjinës së mallit nëpër markete, ku do të vendoset kontrolli i rreptë për cilësin e tyre.
- Mirëmenaxhimi i pronës publike dhe zhvillimi i saj, me qellim të nxjerrjes së fitimeve për të plotësuar interest e qytetarëve që janë pikërisht pronarët legjitim të saj.
- Zgjidhja ligjore e problemit të pronës vetëm mbi bazën e dokumentacionit dhe historisë së pronës. Drejtësia i jep fund këtij problem, pasi i jep kujtëdo, atë qe realisht i takon. Prona e re e krijuar do te legalizohet dhe urbanizohet në kohë rekord, duke i prerë rrugën korrupsionit, pasi do të thjeshtohen procedurat.