Bujqësia
- Ndërmjetsimi i shtetit për prodhimin bujqësor, duke kryer marrëveshje me tregjet botërore për shitjen e produkteve vendase, me qellim që fshatari të ndihmohet për gjetjen e tregut dhe të fokusohet tek prodhimi. Kjo do t’i japi fund flakjes së produkteve.
- Hapjen e fabrikave të industrisë se lehtë dhe ushqimore pranë fshatrave me qellim që produktet e mbetura të përpunohen, për të plotesuar nevojat e vendit dhe për eksport.
- Subvencionimi i naftës dhe prodhimit, nëpermjet dhënies së naftës për bujqesinë pa taksa dhe mbështetjen dhe subvencionimin e prodhimit bio në vend, si për konsum dhe eksport.
- Modernizimin e bujqësisë nëpërmjetë kreditimit të mjeteve bujqësore me interesa te ulta nga vet shteti qe do të hapi një Banke të Posaçme për kreditimin e prodhimit bujqesor dhe me gjerë.
- Farërat do te jenë të kontrolluara dhe të çertifikuara dhe do te ngrihen grupe shkencore pranë Universitetit Bujqesor, për të siguruar cilësinë e farërave sipas traditës, tokës, kushteve klimaterike etj.