Arsimi

  1. Rritjen e fondeve per arsimin, fonde këto qe do te sigurohen duke mirë menaxhuar buxhetin dhe duke reduktuar fondet për degët, që mund të reformohen.

  2. Rritja e cilësisë nëpërmjet hartimit të tekseve nga ana profesionale, shkencore, didaktike dhe psikologjike. Do te ngrihen grupe pune, ku do të marrin pjesë profesor të universiteteve, psikolog, didakt, dhe mesues përkatës të lendës që do të hartojnë tekstet në arsimin 9 vjecar dhe te mesëm. Kjo do të ngrejë cilesinë e arsimit, pasi tekstet dhe mënyra sesi jepet mësim, janë tepër të rëndësishme për cilësinë e arsimit të lartë.

  3. Reformimi i arsimit sipas modelit Japonez, Finlandez dhe atij te Singaporit, ku ne qendër do jetë edukimi dhe mesimi i femijës, por edhe kualifikimi i tij në bazë të talenteve që ai ka. Pra maksimalizimin e kualifikimit të talenteve.

  4. Arsimi i lartë do bazohet tek merita dhe nevojat e tregut vendas.

  5. Arsimi do te jetë prioritet, pasi ai siguron burimet njerzore, te cilat janë një pasuri e jashtëzakonshme, për ekonominë e vendit, qoftë në sektorin privat dhe në atë publik.